Barbana Dini duket se po rigjen forcat për të vazhduar përpara. Ajo ka tashmë një përgjegjësi të dyfishtë artistike, pas humbjes fizike të vëllait. Ergi, ashtu si çdo artist ka lënë pas disa projekte, të cilat do të dëshironte t`i publikonte kur të ishin perfekte.
“E ndjej si detyrim moral t`ju njoftoj të gjithëve ju që keni pasur aq shumë dashuri për Ergin, se teksti i këngës “Mama” është i fundit për nga periudha që u krijua (2 javë para), pasi ai krijonte vazhdimisht. Ai e bëri me shumë dashuri për mikun e tij Irkencin. Pasurinë e tij, që la pas e kam unë dhe do të realizohen prej meje. Është e kuptueshme që do duhet pak kohë për realizimin e tyre, sepse ai donte perfeksionin dhe ashtu do të jetë dhe realizimi i tyre…”, ka shkruar Barbana me një forcë të adhurueshme.
Në pritje të projekteve që artisti la pas…
https://www.facebook.com/barbana.dini.3/posts/10211142082938530Link: https://www.facebook.com/barbana.dini.3/posts/10211142082938530
“Mama”: