Publikohen fotot e Fjalorit të parë ‘Anglisht – Shqip’ – Tashmë pjesë e muzeut historik mbretëror
Në një takim të veçantë, sot mbesa e dijetarit Idriz Ruka, Dr. Estela Ruka, i ka dhuruar në shenjë simbolike familjes Mbretërore, specifikisht Princit Leka II, dorëshkrimet origjinale 60 vjeçare të fjalorit për në muzeun historik të familjes mbretërore Shqiptare.
Fjalori i parë i Anglisht – Shqip ka një histori jo fort të zakontë. Ai u shkrua nga dijetari Idris Ruka në vitet 1945-1965 në burgun e Burrelit, fjalor i cili përmban një pasuri kombëtare të krijuar në kushte jo të favorshme.
Vepra e krijuar në 20 vitet që jetoi në burgun e Burrelit, përmban 55 mijë fjalë, që i vijnë në ndihmë të gjithë individëve që ndërveprojnë, shkruajnë e lexojnë në Shqip e Anglisht.
Dorëshkrimet e kësaj pasurie janë ruajtur me krenari dhe fanatizëm nga pasardhësit e Idris Rukës.
Foto nga takimi i tyre:
Foto e dijetarit Idris Ruka:
Foto e dorëshkrimeve të rralla:
You can read the English version of this article here: http://news.arkiva.de/2016/12/03/pictures-from-the-first-albanian-english-dictionary-are-made-public-the-dictionary-is-now-part-of-the-royal-historical-museum/