Zamira Kita është një nga artistet më të dashura, që për vite me radhë na shoqëronte përmes humorit të saj, në pritjen e Vitit të Ri. Ajo është duke e ushtruar profesionin dhe pasionin e saj në Teatrin e Korçës. Këtë vit ishte e nominuar si “Aktorja më e mirë” dhe në ndarjen e “Çmimeve Kult”, e ngriti kupën. Zamira u zgjodh “Aktorja më e mirë e vitit”, duke marrë kështu dhuratën më shpërblyese për punën e gjatë, të lodhshme dhe të bukur, që ka dhuruar përgjatë këtij viti, e jo vetëm.
Postimi i Zamirës:
Sukses i Teatrit tone ne vitin 2016! Tre nominime ne Cmimet Kult, ne kategorine "Aktorja me e mire", "Aktori me i mire", "Regjia me e mire". Urime dhe suksese kolegeve Sotiraq Bratko dhe Qendrim Rijani.
Posted by Zamira Kita on Monday, December 12, 2016
Link: https://www.facebook.com/zamira.kita.3/posts/10208027702317936