Home Travel Këshillat e udhëtimeve për vitin 2017
Këshillat e udhëtimeve për vitin 2017
0

Këshillat e udhëtimeve për vitin 2017

0
0

Tashmë që Viti i Vjetër ka ikur dhe ne jemi futur në një vit të ri, shumica e njerëzve bëjnë plane të ndryshme mbi çdo gjë. Besojmë që tashmë i jeni futur mendimeve të ndryshme sesi do jetë ky vit 2017 për ju nga plani financiar por edhe argëtimi.
Më poshtë ne do ju japim disa këshilla të vlefshme për pushimet e këtij viti që do bëni. Për një udhëtim të mbushur gjithë aventurë mos humbi këshillat tona:

1) Bëni pushime në një vend që nuk keni qënë kurrë më parë
Bëni një listë të disa prej vendeve të cilat nuk keni qënë asnjëherë dhe i cili do ju pëlqejë më shumë. Për të bërë aventurën e udhëtimit tuaj sa më emocionues ju duhet që të udhëtoni në një vend të cilin nuk e keni vizituar asnnjëherë pra ose nëse keni parë vetëm disa foto apo keni dëgjuar nga të tjerët për të.
Një vend të cilën ne ju sugjerojmë që të vizitoni është Filipinet të cilat kanë shumë vende të bukura për të vizituar, ujvara me pamje mahnitëse, plazhe dhe atraksione të pa vizituara më parë nga të tjerët.

2) Provoni të bëni diçka të cilën nuk e keni bërë kurrë në asnjë udhëtim
Këtë vit nëse dëshironi pushime të paharrueshme ju sugjerojmë të bëni diçka të cilën nuk e keni bërë në udhëtimet tuaja të mëparshme. Nëse jeni duke udhëtuar vetëm atëherë ju sugjerojmë që të gjeni miq të rinjë në vendin që keni zgjedhur për të kaluar pushimet, pra eksperiencat e reja do e bëjnë më tërheqëse këtë udhëtim.
Gjithashtu nëse më parë nuk keni provuar eksperiencat e sporteve të ndryshme si psh. sërfin, notimin me delfinë etj ju sugjerojmë që ta bëni këtë vit dhe do të shikoni që eksperiencat e reja do ju dhurojnë shumë emocione.

3) Udhëtoni më me shumë përgjegjësi
Ndërsa keni bërë një listë të vendeve të cilat do ti vizitoni këtë vit detyra juaj kryesore është që të jeni të përgjegjshëm për udhëtimin që do të bëni dhe vendin që do të zgjidhni.
Prandaj nëse dëshironi që udhëtimi juaj të jetë magjik atëherë merrni të gjithë informacionet e duhura sesi do të jetë vendi që do të shkoni në mënyrë që më pas të mos zhgënjeheni.

4) Planifikoni buxhetin
Një tjetër këshillë e vlefshme për ju është që pasi të keni gjetur vendin se ku do ti kaloni këto pushime të verës 2017 duhet të merrni të gjithë informacionin e nevojshëm për çmimet që kryesisht ka ai vend.
Në mënyrë që të mos mbeteni pa para apo paratë tuaja të harxhohen më parë se ditët që ju keni rezervuar.

5) Qëndroni mirënjohës ndaj udhëtimeve tuaja
Udhëtimi është një privilegj. Në të vërtetë jo të gjithë mund të udhëtojnë, pra disa mund të kenë disa vështirësi për arsye financiare, detyrime apo aftësi të kufizuara dhe kjo bën që të mos udhëtojnë dot.
Pra nëse ju keni udhëtuar në vitin 2016 dhe po bëni plane udhëtimesh për në vitin 2017 atëherë ju duhet të jeni mirënjohëse për të.

Burimi i lajmit: http://www.rappler.com/life-and-style/travel/157159-2017-new-year-travel-resolutions

Burimi i fotos kryesore:  © Unsplash  https://www.pexels.com/photo/brown-sports-bag-on-parquet-floor-24467/