Home Lifestyle Fakte interesante rreth shtëpisë së Romeo & Juliet në Verona të Italisë
Fakte interesante rreth shtëpisë së Romeo & Juliet në Verona të Italisë
0

Fakte interesante rreth shtëpisë së Romeo & Juliet në Verona të Italisë

0
0

Qyteti më romantik në Itali dhe padyshim një nga qytetet më të bukura është Verona. Ky qytet është një destinacion kryesor për shumë udhëtarë që vizitojnë vendin.
Në sajë të William Shakespeare, duke vendosur “Romeo dhe Julieta” në qytet, Verona u bë qyteti më i parapëlqyeri për të gjithë vizitorët. Dhe, për këtë arsye, nuk ka vizitë në Verona pa një ndalesë nga ballkoni famshëm i Juliet …
Para se ju vizitoni këtë vend romantik, po ju japim disa fakte mjaft interesante për këtë vend:

1 Kjo shtëpi është blerë nga familja Cappello në vitin 1905. Falë ngjashmërisë së mbiemrit të tyre në Juliet-së në lojë, qyteti deklaroi se ajo ishte, në fakt, shtëpia e Juliet.
Kështu u bë një tërheqje e famshme, por e vërteta është se ajo kurrë nuk ka jetuar atje.

2) Shtëpia është themeluar që në shek 14 dhe është një shembull i bukur i arkitekturës Gotike

3) Ballkoni i cili Julieta merrte serenata nga Romeo nuk është realisht ballkoni i vërtet, por është krijuar për t`u përshatur sa më mirë me origjinalin

 

4) Në këtë shtëpi në Verona është një statujë e Julietës dhe gojëdhëna është se nëse vizitorët mund të prekin gjoksin e saj atëherë kjo gjë do t`i sjelli atyre fat në gjetjen e dashurisë së vërtetë

 

5) Gjithashtu një tjetër fakt mjaft interesant është që nëse lini shënime dashurie brënda shtëpisë së Julietës kjo sjell që kjo dashuri të zgjaste përgjithmonë, prandaj kjo shtëpi është e mbulur në çdo cep të saj me shënime dashurie

6) Një fakt tjetër interesant është që edhe në ditët e sotme egziston në këtë vend një staf të quajtur si sekretaret e Julietës ku ato i japin përgjigje të gjithë pyetjeve që u vinë nga gjithë bota, pra japim këshilla dashurie

 

7) Dhomat në shtëpi janë të zbukuruar me copa nga koha e Romeo dhe Julieta, në mënyrë që vizitorët mund të kenë ndjenjën se si jeta ishte në atë periudhë

Çdo vit ky qytet mirëpret qindra dhe mijëra vizitorë të cilët janë të mahnitur nga bukuria dhe të interesuar për të mësuar më shumë rreth vendit të Romeos dhe Julietës.

 

Burimi: http://palazzovictoria.com/blog/2015/11/05/fun-facts-about-juliets-house/

Burimi i fotos: © By Uwe Hermann – Photo taken by Uwe Hermann, CC BY-SA 3.0, https://commons.wikimedia.org/w/index.php?curid=124903