Victoria dhe David Beckham janë shembulli se dashuria e vërtetë mund të ekzistojë. Ajo ka rrëfyer çastet e para me futbollistin në atë kohë dhe momentin kur kanë shkëmbyer numrat e telefonit. Victoria i ka drejtuar një letër vetes 18 vjeçare, në të cilën i kujton edhe ditën kur ra në dashuri me shikimin e parë.
“Dashuria me shikimin e parë ekziston. Të ndodhi ty në sallën e pritjes me lojtarin e Manchester United, megjithëse ishe pak e dehur dhe nuk i mban mend detajet. Teksa lojtarët e tjerë qëndruan në lokal për të pirë diçka me shokët, ti do ta shikoje David tek qëndronte me familjen e tij… dhe do të të kërkonte numrin”, shkroi Viktoria për dashurinë me shikim të parë.
Burimi i lajmit: http://www.refinery29.com/2017/01/135709/victoria-beckham-letter-to-younger-self
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BFuobtzFiMP/?taken-by=victoriabeckham&hl=en