Melania Trump nuk do të jetë ‘Zonja e Parë’?!
Pasi doli lajmi se Melania Trump nuk do të transferohej në “Shtëpinë e Bardhë” menjëherë nisën thashethemet se “Zonja e Parë” e Amerikës këtë herë s`do të ishte bashkëshorte, por vajzë dhe ajo do të ishte Ivanka Trump. Megjithatë lajmin e ka mohuar vetë Ivanka, në një intervistë për “Good morning America”, në të cilin shprehu se ka vetëm një “Zonjë të Parë”, duke iu referuar bashkëshortes së të atit.
Në nisjen e ceremonisë së sotme të inagurimit të Trump, Ivanka ishte ajo që tërhoqi vëmendjen e gjithë botës me veshjen e saj ndryshe nga të tjerët.
Burimi i fotos: https://www.facebook.com/MelaniaTrump/photos/a.443098487807.246093.263486007807/296813387807/?type=3&theater
Burimet i lajmit: http://www.dailymail.co.uk/news/article-4136394/Ivanka-Trump-says-not-role-lady.html