Home ShowBiz Noizy publikon me mirënjohje emrat e miqve që kontribuan me të: ‘Më mbushët sytë me lot’
Noizy publikon me mirënjohje emrat e miqve që kontribuan me të: ‘Më mbushët sytë me lot’
0

Noizy publikon me mirënjohje emrat e miqve që kontribuan me të: ‘Më mbushët sytë me lot’

0
0

Noizy dhe miqtë e tij bënë të mundur trajtimin e vogëlushes vetëm dy muajshe Reanta. Ajo po lufton me jetën si pasojë e një problemi shëndetësor dhe Noizy kontaktoi të gjithë miqtë e tij, anekënd botës, për të kontribuar për rastin në fjalë. Të gjithë shprehën gatishmërinë e tyre për këtë rast dhe pasi foshnja u nis për në Romë, Noizy gjeti kohën të falënderojë të gjithë miqtë që nuk i thanë “Jo”.
“Doja të falenderoja miqt e mi më të mirë që u bashkuan me mua për të kontribuar për transportin e engjullit të vogël në Romë (Reanta). Ndihem shum krenar që njoh njerëz si ju. Shqipëri / Kosovë / Mali i Zi. U bashkuam të gjithë bashkë për një qëllim dhe ia dolëm, gjëja që më mbushi syt me lot është fakti se më kthyet përgjigje të gjithë PO për punë sekondash, Edhe njëherë ju falenderoj të gjithëve…”, ka shkruar Noizy, duke postuar edhe të gjithë emrat e miqve që iu bashkuan nismës. Mes shumë njerëzve të njohur kanë qenë Blerim Destani, vëllezërit Xhaka, familja Paçolli, ArkivaShqip, e të tjerë. Lista e plotë gjendet në postimin e Noizyt:

https://www.facebook.com/143463495882/posts/10154893698450883

Link: https://www.facebook.com/143463495882_10154893698450883