Home ShowBiz Ku ndahen dhe bashkohen Supermodelet e famshme?
Ku ndahen dhe bashkohen Supermodelet e famshme?
0

Ku ndahen dhe bashkohen Supermodelet e famshme?

0
0

Ato janë tre emra të njohur në fushën e modelingut. E përbashkëta thelbësore e modeleve është pasioni dhe dashuria për modelimin. Gigi ka treguar në intervista të ndryshme se dashuria për fotografinë ka qenë gjithmonë te ajo, që në fëmijëri. Ndërkohë që Thylane Blondeau ka nisur të modelojë që në moshën 4-vjeçare dhe madje ka nxitur debate të shumta në atë kohë. Kritikët mendonin se përfshirja kaq e hershme e fëmijëve në modeling ishte e dëmshme për vetë fëmijën dhe shoqërinë. Pavarësisht angazhimit në këtë punë, Blondeau ka vazhduar në mënyrë krejt normale dhe të rregullt shkollën. Po ashtu si Gigi Hadid, e cila nisi herët modelimin dhe po ashtu vazhdoi shkollën e mesme paralelisht. Ajo vazhdoi më pas edhe studimet për Psikologji Kriminalistike, të cilat u detyrua t`i linte përgjysmë për shkak të fokusimit në modeling.

Të trija modelet janë cilësuar si vajza të bukura në nivel ndërkombëtar. Si Gigi ashtu edhe Blondeau kanë marë çmime ndërkombëtare. Blondeau është shpallur vajza më e bukur në botë në vitin 2011, ndërkohë që Hadid është shpallur modelja e vitit të 2016-ën. Xhesika Berberi, modelja shqiptare është shpalluar vajza më e bukur në Ballkan, duke marrë disa kurora bukurie.
Tre trija kanë provuar edhe eksperienca të tjera televizive. Xhesika ka provuar të punojë në televizion, ndërsa Hadid dhe Blondeau kanë provuar të aktrojnë. Të trija modelet janë pjesë e agjensive ndërkombëtare të modës. Hadid dhe Blondeau janë pjesë e IMG Models, kurse Xhesika ka disa kontrata me kompani turke dhe amerikane.

Njëra më e bukur se tjetra!

Burimi i lajmit: http://twentytwowords.com/heres-what-the-most-beautiful-girl-in-the-world-looks-like-now/16/

Burimi i lajmit: https://en.wikipedia.org/wiki/Gigi_Hadid

Burimi i fotos së Xhesikas: http://indeksonline.net/public/uploads/image/2016/10/xhesika-berberi.jpg
Burimi i fotos së Blondeau: http://cliqueimg.com/cache/posts/193522/thylane-blondeau-model-193522-1464192613-promo.300x0c.jpg
Burimi i fotos së Hadid: https://images.alphacoders.com/683/683670.jpg