Ilda Bejleri ka qenë e ftuar në programin “Rudina” dhe ndër të tjera ajo është pyetur edhe për koleget e saj, pra gazetaret e tjera sportive. Për Vilma Mashën, Ilda është shprehur se njihet personalisht me të dhe se Vilma ka ambicie të cilat i arrin.
Është pyetur më pas për Enkelejda Zekon. Ilda ka thënë se Zeko ka eksperiencë dhe njohuri në fushën e sportit, por nuk është shembulli i saj i gazetarisë. Të njëjtin koment ka dhënë edhe për Hygerta Sakon. Ajo ka shprehur se këto të fundit kanë pasion për t`u marrë me sportin, por ka diçka që e pengon Ildën t`i kopjojë ato. Ka përfunduar duke i quajtur model të vjetër gazetarie, por që gjithsesi meritojnë respekt për punën që bëjnë.
Hygerta ka komentuar së fundmi për “Panorama Sport” dhe ka dhënë përgjigjen për Bejlerin. Ajo ka treguar se të jesh seksi nuk eshte pjesë e stilit dhe se do të vazhdojë me stilin e saj të vjetër.
Për më tepër kjo është intervista:
Link: https://youtu.be/rjrhAmnFnMw?t=21m1s
Burimi i fotos së Sakos: http://shqiperiaime.al/images/uploads/filemanager/originals/shqiperiaimeh/20151005212757249.jpg
Burimi i fotos së Zekos: http://www.voal-online.ch/images/articles/2014_09/48384/u2_enkeleida%20zeko1.jpg