Kamerieri shqiptar bën për të qarë Bill Clinton
0
0
Bill dhe Hillary Clinton kanë qenë duke drekuar në një restorant kur kamerieri i është ulur në gjunjë ish-presidentit. Ai i ka treguar se është gjallë vetëm falë tij. Djali ishte shqiptar i Kosovës dhe kishte ardhur në Amerikë në moshën 16-vjeçare, ndërkohë që tani është 32 vjeç. Ai i e njihte fare mirë kontributin e Clinton në luftën me Serbinë dhe ndaj e ndjeu të nevojshme ta falënderonte, meqënëse rasti ia solli ta kishte pranë.
Rrëfimi i kamerierit shqiptar emocionoi pafund Clinton-in, i cili u përlot.
Kujtojmë se në Kosovë në sheshin me emrin Bill Clinton është statuja e tij 3 metra e lartë.
Burimi i lajmit: http://www.dailymail.co.uk/news/article-4240400/Bill-Clinton-brought-tears-Albanian-waiter.html