0
0
Ardit Gjebrea ka thënë “mirëmëngjes” në një mënyrë ndryshe këtë herë përmes një fotoje, ku një fëmijë fle përqafuar me një qen. Një prej komentueseve i është dukur jo me shumë kuptim postimi, pasi qeni sipas saj nuk është njeri.
Arditi i ka dedikuar një përgjigje të gjatë më pas në disa rreshta, duke e sqaruar se kafshët janë si njerëzit. “Ata duan, janë besnikë, sillen keq, helmojnë dhe shqyejnë njëri-tjetrin, njësoj si ne”, ka shkruar ndër të tjera moderatori. Fjalët e tij duket se e kanë bindur më pas fansen, e cila ka pranuar se kishte folur përpara se të mendohej mirë.
Këto janë komentet e tyre:
Burimi i fotos: Tv Klan