Home ShowBiz Intervistë Ekskluzive me Gent Myftarajn – Gjithçka mbi karrierën, familjen dhe përditshmërinë e artistit
Intervistë Ekskluzive me Gent Myftarajn – Gjithçka mbi karrierën, familjen dhe përditshmërinë e artistit
0

Intervistë Ekskluzive me Gent Myftarajn – Gjithçka mbi karrierën, familjen dhe përditshmërinë e artistit

0
0

Gent Myftaraj është një ndër kompozitorët më në zë. Hitet e punuara prej tij nuk mund të numërohen. Genti dallon përherë për stilin e veçantë në gjithçka që bën. Artisti ka dhënë një intervistë për “ArkivaNews”, në të cilën ka rrëfyer se si nisi karriera, projektet e së tashmes, por edhe synimet për të ardhmen. Ai ka folur gjithashtu për familjen, vajzën Kristin, si dhe për përditshmërinë e tij.
Ndër të tjera Genti ka treguar se si i gjen balancat për të pasur sukses në çdo sferë të jetës.

Për më shumë kjo është intervista me kompozitorin:

1. Numërohen një pafundësi hitesh të punuara nga ju, kujt do t`ia dedikonit më të shumti suksesin?
Të gjithëve atyre që dëgjojnë dhe gjejnë veten te muzika ime, stimuli më i fortë që kam dhe Zotit atje lart.

2. Ashtu si një pjesë e kompozitorëve dhe producentëve ju keni studion tuaj, sa kohë shpenzon Genti në të?
Pothuajse shumicën e kohës e kaloj në studio, në shumicën e rasteve harroj dhe të ha.

3. Në fazën e suksesit që juve keni arritur krejt natyrshëm lind pyetja: Sa vite keni që merreni me muzikë dhe specifikisht me kompozim?
Muzikën e kam filluar në moshën 10 vjeçare, instrumenti që më bëri ta dashuroj akoma më shumë muzikën ishte kitara. Kam mbaruar Akademinë e Arteve të bukura në Tiranë, certifikatë për muzikën Jazz në Selanik dhe fitues i disa konkurseve në Greqi. Kompozimi ka qenë përherë pjesë e pandarë e imja që në adoleshencën time.

4. Puna është e bukur, por jo e lehtë dhe gjatë ditëve përballemi me vështirësi, cilat janë ato momente që e trishtojnë, apo mërzisin më së shumti kompozitorin?
Mungesa e dashurisë, egocentrizmi dhe megalomania te njerëzit më trishton gjithmonë.

5. Për të kaluar në një aspekt më personal, pasi siç dihet ju jeni një bashkëshort i lumtur dhe baba i bekuar i një vajze: Sa e vështirë është të gjenden ekuilibrat mes punës dhe familjes për dikë që mund të qëndrojë për orë të zgjatura në studio?
Familja më mungon gjatë ditës pasi shumë orë i kaloj në studio, më kuptojnë dhe suportojnë në punën time, por nuk harroj kurrë të jem një prind i zellshëm dhe i kujdesshëm për vajzën time, Kristinën.

6. Momentalisht me çfarë projektesh po punoni, nëse mund të na zbuloni ndonjë detaj sado të vogël?
Momentalisht projektet janë në tryezën e punës dhe shumë shpejt do jenë pranë publikut tim. Ju premtoj që nuk do t`i zhgënjej.

7. Një eksperiencë e re ka nisur në jetën tuaj profesionale. Juve jeni këtë sezon ndihmës trajner në “The Voice”, si e keni pritur këtë?
Për mua çdo marrëdhënie e re është një eksperiencë për t`u marrë dhe ku ti duhet të japësh më të mirën nga vetja, sidomos kur bëhet fjalë për një Super Produksion si ‘Voice of Albania 6″. Jam i lumtur që rrethohem nga një staf profesionistësh, konkurrentë mjaft të talentuar, plot energji, duke ndarë me ta eksperiencën dhe dashurinë e përbashkët për muzikën. Besoj shumë te Skuadra e Albanit ku unë jap asistencën time, për potencialin e zgjedhur, por duke mos harruar që do jetë një garë mjaft e fortë.

8. Ka shumë të rinj sot të apasionuar pas kompozimit që dëshirojnë të kenë suksesin tuaj, cili do të ishte mesazhi juaj për ta?
Të besojnë te aftësitë e tyre dhe të punojnë fort deri sa muzika e tyre të preki zemrat e çdo njeriu të thjeshtë. Ça ndodh mbas kësaj? Është diçka që duhet ta zbulojnë vetë.