Home ShowBiz Sidrit Bejleri shprehet publikisht për Alban Skënderajn
Sidrit Bejleri shprehet publikisht për Alban Skënderajn
0

Sidrit Bejleri shprehet publikisht për Alban Skënderajn

0
0

Sidrit Bejleri ka shkruar publikisht disa fjalë për mikun dhe kolegun e tij Alban Skënderaj. Ata kanë pasur një takim ndoshta edhe të rastësishëm, por fjalët duket se kanë qenë të ndjera.

“Jemi kaq pak saqë gjynah të mos duhemi… Ky djali është nga ata pak të vërtetët, që i bën gjërat duke dëgjuar anën e mirë të shpirtit dhe mbi të gjitha larg kompromisit me vorbullën e llumit që ka përfshirë artin shqiptar.
O njerëz, kthehuni tek arti i vërtetë që nuk është e vështirë të shquhet, se e zeza nuk mund të jetë kurrë e bardhë dhe mos dëgjoni gjithfarë pisllëqesh!
Faleminderit Alban!
Faleminderit or mik!”, ka përfunduar Sidi.

Ata kanë një miqësi të hershme dhe ky takim duket se i ka lumturuar të dy. Kujtojmë se Albani dhe Sidriti ndajnë bashkë edhe eksperiencën e të qenurit pjesë e jurisë së “The Voice”.

https://www.instagram.com/p/BSedt3UB9rT/?taken-by=sidritbejleri

Link: https://www.instagram.com/p/BSedt3UB9rT/?taken-by=sidritbejleri

Burimi i fotos së Sidritit: https://www.instagram.com/p/BPasg4ejQ-8/?taken-by=sidritbejleri