Home Lifestyle Studim në SHBA: Përdorimi i Facebook ju bën të palumtur
Studim në SHBA: Përdorimi i Facebook ju bën të palumtur
0

Studim në SHBA: Përdorimi i Facebook ju bën të palumtur

0
0

Facebook i bën anëtarët e saj më të pakënaqur – të paktën një studim afatgjatë nga Amerika e sugjeron këtë. Për studimin, u survejuan më shumë se 5000 anëtarë të rritur të Facebook.
Përdoruesi mesatar shpenzonte pothuajsë një orë në rrjetin social çdo ditë. Për disa Facebook ishte gjëja e parë që shikonin në mëngjes sapo zgjoheshin: Ende në krevat, ata shikonin statuset dhe mesazhet. Mund të jetë kjo e shëndetshme? Çfarë efekti shkaktojnë statuset e pafundme, imazhet plot ngjyra, pëlqimet dhe komentet me urrejtje në psikologjinë e njeriut?

Kësaj pyetjeje i janë përgjigjur studiuesit nga Universiteti i Kalifornisë dhe Universiteti Yale. Ata survejuan 5208 përdorues të rritur në Amerikë dhe mblodhën informacione të ndryshme në vitin 2013, 2014 dhe 2015. Studiuesit kishin qasje në llogaritë e Facebook të pjesëmarrësve në studim, në mënyrë që të vlerësonin ndërveprimet e tyre në mënyrë objekive.

Rezultati: Nëse ndërveprimi në Facebook rritet me 1%, mirëqenia e shëndetit mendor ulet nga 5 deri në 8%. Kështu nëse një përdorues klikon në “Like”, ose publikon një status, ai ndihet më keq.

Për krahasim, studiuesit investiguan gjithashtu ndërveprimet e personave të përfshirë në studim, në jetë reale. Në këtë rast ndërveprimet do të kishin efekt mental pozitiv. Megjithatë, si çdo studim edhe në këtë rast kishte disa kufizime: Jo të gjithë të përfshirët në studim i dhanë akses në llogaritë e tyre, studiuesve. Fakti që pjesëmarrësit kanë paraqitur vetë disa të dhëna, bën që rezultati të jetë i ndikuar.

Studimi “Association of Facebook Use with Compromised Well-Being: A Longitudinal Study”, u shfaq në muajin Shkurt në një Gazetë Amerikanë të Epidemiologjisë. Detaje të tjera të studimit dhe specifikisht metodologjisë së përdorur janë gjithashtu të vlefshme në Harvard Business Review.

Burimi i lajmit: https://m.heise.de/newsticker/meldung/US-Studie-Facebook-Nutzung-macht-ungluecklicher-3685678.html

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/adult-blur-business-close-up-267447/