Home Aktualitet Për herë të parë, Gema fiton mbi një miliardë euro
Për herë të parë, Gema fiton mbi një miliardë euro
0

Për herë të parë, Gema fiton mbi një miliardë euro

0
0

Agjensia kolektive Gema ka marrë në 2016-ën më shumë se 1 miliardë euro. Të ardhurat u rritën me mbi 130 milionë euro krahasuar me një vit më parë, siç kompania raportoi në Mynih ditën e Enjte.

Kjo ndodhi pasi u arrit zgjidhja afatgjatë e një mosmarrëveshjeje me Videoportalin YouTube. Gema mori nga Dega e Google nga viti 2009 në vitin 2016, të ardhurat nga përdorimi muzikor online të cilat u dyfishuan nga 40 gati në 82 milionë euro. Gema mori 80 milionë euro më shumë para nga shoqatat e industrisë së pajisjeve për smartphone dhe tablet.
Gema ishte përpjekur për shtatë vjet me YouTube në gjykatë, deri kur në Nëntor në mënyrë të habitshme u shpall marrëveshja. Që atëherë, shumë video muzikore gjenden në YouTube, ndërkohë që më parë kanë qenë të bllokuara. Pjesa më e madhe e të ardhurave të Gema-s – një total prej 866 milionë eurosh – do të shpërndahen te mbajtësit e të drejtave, kompozitorët, tekstshkruesit dhe muzikantët. Pjesa tjetër shkon për administrimin dhe operimin e kompanisë.

Burimi i lajmit: https://www.nmz.de/kiz/nachrichten/gema-nimmt-erstmals-ueber-eine-milliarde-euro-ein

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/500-euro-banknote-under-200-banknote-164541/