Janet Jackson mund të marrë më shumë se 200 milionë dollarë nga ndarja me ish-bashkëshortin e saj, biznesmenin Wissam Al Mana. Sipas disa burimeve, ajo kishte të drejtën të merrte 100 milionë dollarë nëse do të qëndronin të martuar për të paktën 5 vjet. Ata e bënë publike martesën në Janar të vitit 2012, por mendohet se në fakt janë martuar në Dhjetor të vitit 2011. Ashtu siç të famshmit përpiqen ta mbajnë sekret për disa kohë.
Këto 100 milionë dollarë do të dyfishoheshin nëse ata do të kishin një fëmijë, të cilin e kanë prej tre muajsh. Ai është djali i tyre Eissa.
“Duhet si një vjedhje parash, por nuk ka lidhje me paratë”, tha një i afërm i Jackson. “Ajo nuk qëndron kurrë gjatë në një lidhje. Më e gjata ishte me muzikantin Rene, që zgjati përafërsisht 10 vjet. Martesa nuk pajtohet me të dhe as ajo nuk pajtohet me martesën”, tha burimi.
Një tjetër burim tha se Janet Jackson nuk pëlqente zakonet konservatore të Al Mana.
Burimi i lajmit: http://pagesix.com/2017/04/10/janet-jackson-could-receive-200m-in-divorce/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BBsx_Yaq-gC/?taken-by=janetjackson&hl=en