Ka nisur prej disa ditësh një konflikt midis gazetares Rudina Xhunga dhe moderatorit Ledion Liço. Rudina shkruajti mbi një audiencë në rënie të televizionit ku Ledioni punon dhe ai iu përgjigj duke i thënë se e dërguan për në “dritaren e fundit”. Kjo pasi Rudina ishte prej vitesh gazetare e “Top Channel”, deri kur u largua prej tij. Këtë koment Ledioni e shoqëroi me disa statistika, të cilat siç Rudina do të reagonte më vonë, nuk ishin reale. Ajo nxori të tjera statistika të asaj dite dhe asnjëherë nuk u vërtetua se kush kishte të drejtë.
Megjithatë konflikti nuk është mbyllur. Në portalin që Rudina menaxhon, është publikuar një video nga një intervistë që Ledioni ka dhënë, ku ka përdorur shumë fjalë të huaja. Në nisje të asaj interviste ai i ka kërkuar gazetarit të shmangë fjalët e huaja dhe në përfundim ka rënë pre e tyre.
Lufta vazhdon…
Burimi i fotos së Rudinës: https://www.instagram.com/p/BR3tuoslkfJ/?taken-by=rudinaxhunga&hl=en
Burimi i fotos së Ledion Liços: https://www.instagram.com/p/BR_YhOfBnQY/?taken-by=ledionl&hl=en