Home Lifestyle Tani mund të punoni në kompjuter edhe shtrirë – Këtë e mundëson ‘Altwork Station’
Tani mund të punoni në kompjuter edhe shtrirë – Këtë e mundëson ‘Altwork Station’
0

Tani mund të punoni në kompjuter edhe shtrirë – Këtë e mundëson ‘Altwork Station’

0
0

Teknologjia ka ecur me hapa të shpejtë sidomos në 150 vitet e fundit. Makinat e shkrimit apo makinat llogaritëse janë bërë të zakonshme, ndërkohë që vitet kanë ecur përpara kanë krijuar industri dhe janë zhvilluar teknologji për ta bërë jetën më të sigurtë, të lehtë dhe efiçente. I referohemi këtu gjërave të mëdha si transporti dhe komunikimi, por edhe atyre të tjerave që ne i marrim sot për të mirëqëna si frigoriferi. Kjo konsiderohet si një kohë me lehtësira të mëdha, por sërish ka disa pika që duhen diskutuar. Janë pikërisht ato që e shqetësojnë njerëzimin në përditshmëri, sidomos në vendin e punës. Kanë ndryshuar sigurisht disa gjëra nga e kaluara, sepse teknologjia ka avancuar, por sërish punohet ulur në një tavolinë me kompjuter, apo laptop, ashtu si në vitet 1899-1999. Qëndrimi për një kohë të gjatë ulur në të njëjtin pozicion shkakton pasoja afatgjata në shëndetit fizik.

Në Kaliforni, një skuadër e suksesshme ka punuar për pesë vite për të ndryshuar mënyrën sesi ne punojmë në kompjuter. Nga viti 2011 u krijua prototipi i parë dhe i gjashti u përfundua në vitin 2015. Pikërisht në këtë vit u prezantua “Altwork Station”, përmes të cilit mund të punohet në 40 pozicione. Nëse dëshironi të uleni, të qëndroni në këmbë, të bashkëpunoni apo të fokusoheni, janë të gjitha mundësirat. Kompjuteri mund të ndryshojë pozicionin sipas komoditetit të përdoruesit, mjafton të shtypet një buton.

https://www.youtube.com/watch?v=eHdShyF9x7U&feature=youtu.be

Link: https://www.youtube.com/watch?v=eHdShyF9x7U&feature=youtu.be

Burimi i lajmit dhe fotos: https://www.youtube.com/watch?v=eHdShyF9x7U&feature=youtu.be