1. Home
  2. ShowBiz
  3. Miriami uron Albanin për ditëlindje: ‘Lum Ameli për të gjitha vargjet hyjnore që do i dedikohen’
Miriami uron Albanin për ditëlindje: ‘Lum Ameli për të gjitha vargjet hyjnore që do i dedikohen’
0

Miriami uron Albanin për ditëlindje: ‘Lum Ameli për të gjitha vargjet hyjnore që do i dedikohen’

0
0

Artisti i vargjeve të ndjera dhe muzikës speciale feston sot 35-vjetorin e tij. Alban Skënderaj ka marrë e do të marrë me siguri shumë urime sot, pasi ka një familje të madhe gjaku, e një familje të madhe fansash, por asgjë nuk mund t`ia kalojë fjalëve të Miriamit. Si rrallëherë, bashkëshortja e tij, një artiste e vërtetë ka uruar të shoqin.
E ka sfiduar sot Albanin. Pas gjithë dedikimeve që ai ka bërë për të, pasi siç ajo thotë, ai preferon më tepër të dedikojë, Miriami ka thënë gjithçka të bukur e të ndjerë, të cilave nuk mund t`i heqim asnjë presje.
Gëzuar ditëlindjen artist!

Urimi i Miriamit:

Edhe pse ti më shumë preferon të bësh dedikime e jo të marrësh të tilla 🙂 për 35 vjetorin tënd nuk mund të rrija pa t'i thënë këto fjalë. 
Ti më provon cdo ditë që ka ende njerëz me shpirt të bardhë në këtë botë. Ti shkëlqen së jashtmi, por më së shumti në brendësi!
Ashtu sic ti ke zemrën, ashtu dhe Zoti të ka bekuar në jetë me dashuri të sinqertë ngado qe ti sheh, me një familie të rrallë, një femijë engjëll dhe të ka dhënë frymëzimin shpirtëtor që ti jua dhuron njerëzve në vepra te vërteta arti qe do të mbeten përgjithmonë.
Krijimtaria jote e vërtetë sapo ka filluar te çeli..
Lum Ameli për të gjitha vargjet hyjnore që do i dedikohen☺️
Unë që të njoh në të mirat dhe ato "më pak të mirat":) e tua di të them që Zoti të ka bekuar me virtytet më të larta njerëzore.
Të dua me cdo qelizë të trupit tim❤

A post shared by ☞ Miriam Cani (@miriamcani) on

Link: https://www.instagram.com/p/BTGkrNPgWAE/?taken-by=miriamcani&hl=en