0
0
Ema Andrea ka rrëfyer për Rudinën projektet e së tashmës dhe të ardhmes. Balerina, aktorja dhe së fundmi edhe moderatorja ka folur ndoshta për herë të parë për familjen, motrën, vëllain binjak dhe vajzën e saj, Sarën. Ajo e ka rritur e vetme të bijën dhe një ndër pengjet e jetës është fakti se nuk mundi ta shkollonte jashtë Shqipërisë. Ema ka treguar se Sara është shumë kreative dhe nuk mund të bëjë diçka që nuk ka lidhje me kreativitetin. Ema ka treguar se nuk arriti kurrë të mblidhte para mjaftueshëm për ta shkolluar jashtë të bijën dhe këtë e quan dështim.
Pavarësisht kësaj çështjeje, artistja ka dhënë maksimumin si në aspektin personal, ashtu edhe në atë profesional.
Link: https://youtu.be/7C4MH6cQdfE?t=24m59s
Burimi i fotos: Tv Klan