0
0
Themeluesi i grupit të kërcimit “Quest Style Crew” feston sot dy gëzime në të njëjtën ditë. Më në fund Shqipëria gjendet në listën e faqes zyrtare të Hip Hop Dance Internacional në Las Vegas. Deri dje asnjë grup kërcimi nuk e kishte të drejtën të aplikonte në kampionatin e kërcimit. Falë “Quest Style Crew”, Shqipëria ka hyrë në listën e vendeve që mund të aplikojnë. Përpos kësaj ngjarjeje historike për vendin, Andi feston edhe ditëlindjen. Fansat e tij janë të shumtë dhe disa prej tyre i kanë bërë një video të veçantë.
Gëzuar ditëlindjen Andi!