Home ShowBiz Vjollca Haxhiu në një rrëfim si asnjëherë më parë – Gjithçka rreth jetës së artistes
Vjollca Haxhiu në një rrëfim si asnjëherë më parë – Gjithçka rreth jetës së artistes
0

Vjollca Haxhiu në një rrëfim si asnjëherë më parë – Gjithçka rreth jetës së artistes

0
0

Vjollca Haxhiu ka dhënë një intervistë për herë të parë për “Express Rozë” dhe ka zbuluar detaje që asnjëherë nuk ishin thënë më parë. Artistja është rrëfyer nga prejardhja prej Drenice e deri në planet e së ardhmes. Jo gjithçka ka shkuar mirë për Vjollcën. Ashtu si çdo njeri edhe ajo ka pasur dramat e saj në jetë, një ndër më të rëndat ka qenë ndarja nga jeta e nënës. Këtë ngjarje ajo nuk e kaloi lehtë dhe mërzia u bë shkak i një problemi shëndetësor që me vështirësi e kaloi. Këngëtarja rrëfeu e përlotur mbi këtë periudhë të jetës që kishte vite që kishte ndodhur.

Me praninë e familjarëve e miqve gjithçka kaloi dhe pas një shkëputjeje gati 5 vjeçare nga dashuria e saj muzika, ajo u rikthye. Këtë herë për të shkëlqyer edhe më shumë. Megjithatë Vjollca tregoi se arti nuk është i vetmi angazhim profesional. Ajo është sipërmarrëse e një dyqani veshjeje që menaxhohet nga vëllezërit e saj. Si një matematiciene e zonja, pasi për këtë ka studiuar, Vjollca nuk mund të mos investonte në biznes.

Artistja ka folur edhe rreth projekteve muzikore të së ardhmes, një balade që do të vijë së shpejti dhe ndoshta një bashkëpunimi me Leonora Jakupin, me të cilën ka lidhje gjaku.

Një rrëfim për të mos u humbur:

https://www.youtube.com/watch?v=RTU8ZOJB0Po

Link: https://www.youtube.com/watch?v=RTU8ZOJB0Po