Pasditen e djeshme Tuna solli në jetë Tian, djalin e saj dhe Nora reagoi në foton që Patrisi postoi. “Tian mirë se erdhe në këtë botë. Të paçim shuumë unë dhe Renee”, shkruajti nusja e xhaxhait.
Po përflitet për një krisje të dytë mes kunatave. Tunën dhe Norën, dikur shoqe të ngushta e më pas të zhgënjyera nga shoqëria e tyre, i bashkoi sërish fati. Kur Tuna u lidh me kunatin e Norës, ato u përpoqën të rinisnin marrëdhënien e tyre dhe u panë së bashku në evente publike. Filluan të ndiqeshin edhe në rrjete sociale. Pak kohë më vonë, mungesa e Norës në festën “Baby Shower”, nxiti dyshimet për një zënkë të re. Me një kontroll në Instagramet e tyre u zbulua se as nuk e ndiqeshin më.
Ndoshta fëmijët që tashmë janë kushërinj do t`i bashkojnë kunatat.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10154986600400813&set=a.442332825812.229553.501205812&type=3Link: https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10154986600400813&set=a.442332825812.229553.501205812&type=3
Burimi i fotos së Norës: https://www.instagram.com/p/BNKl8SUgWv-/?taken-by=_noraistrefi_&hl=en