Roza Lati sulmoi në një intervistë për Dasarën, Aurela Hoxhën. Ajo e akuzoi modelen se shkonte në pushime me paratë e të dashurit. Pas kësaj deklarate ka reaguar Aurela, e cila në një intervistë për “Gazeta Shekulli” ka treguar se nuk ka asnjë debat me të. Sipas saj debat quhet atëherë kur flasin dy njerëz, në këtë rast ajo nuk ka folur. Ka treguar se i lë të lirë njerëzit të flasin e shkruajnë ashtu siç dëshirojnë. E ka krahasuar deklaratën e Rozës me komentet e ndjekësve në Instagram, që edhe pse ndonjëherë ofendojnë e sulmojnë, ajo s`i përgjigjet.
Ndoshta këto fjalë të sajat do ta mbyllin këtë çështje njëherë e përgjithmonë.
Link: https://youtu.be/UPfBeh3iWGo?t=13m20s
Burimi i lajmit: http://shekulli.com.al/intervista-aurela-hoxha-frikeson-vdekja-ja-e-verteta-e-debatit-roza-latin/
Burimi i fotos së Aurelës: https://www.instagram.com/p/BOp6-3xBc4Q/?taken-by=hoxha_aurela
Burimi i fotos së Rozës: https://www.instagram.com/p/BSrUd4cl1F3/