Një tjetër çift i famshëm dhe shumë i dashur është në prag të divorcit? Bëhet fjalë për Mila Kunis dhe Ashton Kutcher. Ata janë bërë prindër për herë të dytë pak kohë më parë, por pas kësaj ngjarjeje të bukur për familjen kanë nisur thashethemet. Çifti po ndahet?! Disa media kanë shkruar se ata janë në krizë për shkak të prindërimit. Mila është duke u kujdesur gjatë gjithë kohës për fëmijët, ndërkohë që Ashton nuk po bën të njëjtën gjë. Disa të tjerë flasin për një xhelozi. Megjithatë burime pranë çiftit kanë treguar se ata kanë problemet e tyre si të gjithë njerëzit, por kjo nuk do të thotë se do ta shkatërrojnë martesën.
Burimi i lajmit: http://hollywoodlife.com/2017/05/10/ashton-kutcher-mila-kunis-divorce-split-marriage-over-relationship-troubles/
Burimi i fotos: © freestocks.org https://www.pexels.com/photo/adult-couple-dock-fashion-349494/