U lidhën apo nuk u lidhën Oni dhe Pamela Anderson? Të gjithë janë kuriozë të zbulojnë nëse ka një marrëdhënie dashurie mes biznesmenit shqiptar dhe aktores së famshme. Algeni, një ish-konkurrent i “Big Brother” dhe aktor që luan jashtë Shqipërisë, ka sqaruar situatën. Ai u cilësua nga mediat si djali që lidhi çiftin, duke qenë se ishte prezent në darkën e famshme, ku Oni dhe Pamela ishin ulur afër. Algeni sqaroi për “Wake Up” se bëhej fjalë për një darkë bamirësie dhe ishte ai që e kishte organizuar. Mes atyre të dyve nuk ka asgjë veçse miqësi. Ama vetë Oni ende nuk ka folur në lidhje me thashethemet.
Intervista e tij:
Link: https://youtu.be/hNjeGV3aak4?t=15m43s
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BTuXdIRD5GH/?taken-by=fatmirhysenbelliu&hl=en