0
0
Pak javë më parë u nda nga jeta kushëriri i tij në moshë fare të re dhe Stresi është ende në zi. Postimet e fundit të reperit i janë dedikuar vetëm atij dhe fansat e Stresit kanë ndjerë dhimbjen e idhullit të tyre. Në foton e fundit të publikuar për të, Stresi ka sqaruar shkakun që i mori jetën familjarit të tij. Ishte zemra që e rrëmbeu gjatë gjumit. Mosha e re dhe fakti që ndodhi krejt papritur e bënë më të vështirë për ta pranuar. Dhimbja ishte më e madhe.
Humbja e njerëzve të dashur është gjithmonë tronditëse.
Link: https://www.instagram.com/p/BTeJpmaFb2q/?taken-by=stresi