Ata mund të jenë të famshëm, të suksesshëm por sërish mbeten djemtë e babushit. I ati i dy vëllezërve që na kanë bërë vazhdimisht krenarë, ka ditëlindjen. Graniti dhe Taulanti e kanë uruar të atin duke e përkëdhelur “babush”. Taulanti ka uruar më shkurt, kurse Graniti, si djali i madh i ka treguar publikisht mirënjohjen.
“Babushi im i dashur. Të uroj nga zemra gëzuar ditëlindjen. U bëfsh edhe 100 vjeç. Paç gjithmonë shëndet, fat e lumturi. Të jam përjetë mirënjohës për gjithçka që ke bërë për neve. Pa ty ne sot nuk do ishim këtu ku jemi. Faleminderit edhe gëzuar”, ka shkruar edhe në emër të vëllait.
Djemtë kanë treguar dhe në intervista të ndryshme se i janë mirënjohës pafundësisht familjes e sidomos të atit që i ka ndjekur çdo ditë të jetës së tyre në stërvitje. Mundimi ia ka vlejtur.
https://www.instagram.com/p/BUT2LqDFjlw/?taken-by=granitxhaka&hl=enLink: https://www.instagram.com/p/BUT2LqDFjlw/?taken-by=granitxhaka&hl=en
https://www.instagram.com/p/BUT9AhSle85/?taken-by=tx.34&hl=enLink: https://www.instagram.com/p/BUT9AhSle85/?taken-by=tx.34&hl=en
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BOsHJbiAcMf/?taken-by=granitxhaka