Home Aktualitet Izrael: 2000 euro dëmshpërblim për përdorimin e emojit ç’orientues
Izrael: 2000 euro dëmshpërblim për përdorimin e emojit ç’orientues
0

Izrael: 2000 euro dëmshpërblim për përdorimin e emojit ç’orientues

0
0

Emojit kanë thjeshtëzuar komunikimin dhe i kanë dhënë disa ngjyra bisedave virtuale, por ato mund të kenë pasoja serioze në gjykatë, siç një gjyq në Izrael dëshmon.
Emojit mund të përdoren veçmas, por edhe të ndërthuren me tekstin për të shprehur më pas humorin, ose edhe të tregojnë shumë histori. Një karakter mund të jetë një fjalë, një fjali, ose histori. Një shenjë mund të jetë edhe fjala e vitit.
Një pronar shtëpie në Izrael u ankua në gjykatë se dikush i interesuar për shtëpinë e tij i kishte dërguar një mesazh si më poshtë:

2017-05-23 11_35_18-Israel_ 2000 Euro Strafe für irreführende Emojis _ heise online
Pas kësaj pronari i shtëpisë kishte hequr reklamën dhe në bisedën e mëposhtme me tekst ishte rënë dakort të përgatiste kontratën e qerasë, derisa papritur personi nga ana tjetër e telefonit njoftoi se kishte vendosur ndryshe.
Gjykatësi duhej të vendoste nëse pala e interesuar kishte hyrë në një kontratë përmes emojit. Përgjigja: Jo drejtpërdrejt. Mesazhi nuk tregonte konkretisht një kontratë, ama dukej qartë se pala kishte një interes për apartamentin. Ata kishin përdorur shishen e shampanjës, gruan duke kërcyer dhe pronari kishte arritur në përfundimin e parakohshëm se ishin të interesuar.
Vendimi ishte rreth 2000 euro dëmshpërblim. Ky ishte një dëmshpërblim për dëmet dhe jo një dënim, në fakt.

Burimi i lajmit dhe fotos brenda lajmit: https://www.heise.de/newsticker/meldung/Israel-2000-Euro-Strafe-fuer-irrefuehrende-Emojis-3719840.html