Sinani është një prej më të dashurve të publikut por edhe kolegëve dhe kjo nuk mund të jetë rastësore. Dihet se bota e showbizit është sa e bukur, aq edhe e egër ndonjëherë, por me Sinanin është ndryshe.
Për të qenë artist në profesion, duhet të jesh artist në shpirt dhe më pas suksesi është i garantuar, ai i zotëron të dyja këto.
Ndoshta është diçka e vogël, por ajo që bënte përshtypje mes gjithë luksit dhe festës së madhe të ditëlindjes të të birit, ishte një moment i postuar nga Ingrit Gjoni. Ajo ishte e ftuar bashkë me Paridin, djalin e saj dhe Sinani pasi bëri disa foto me Ansin, gjeti kohën për t`u argëtuar edhe me Paridin, madje duke luajtur me vrap.
Nuk u interesua për rrudhosjen e rrobave të shtrenjta, sepse për atë lumturia e njerëzve që ka pranë është shumë më e rëndësishme se çdo gjë.
Janë detajet ato që e bëjnë diferencën:
https://www.instagram.com/p/BUhSAAwhkXg/?taken-by=ingritgjoniiiLink: https://www.instagram.com/p/BUhSAAwhkXg/?taken-by=ingritgjoniii