Home ShowBiz Çifti i balerinëve në pritje të një fëmije?!
Çifti i balerinëve në pritje të një fëmije?!
0

Çifti i balerinëve në pritje të një fëmije?!

0
0

Nuk ka asgjë të çuditshme kur çiftet janë në pritje të një fëmije. Edhe në rastin kur kanë një fëmijë, ata mund të dëshirojnë ta shtojnë familjen dhe gjithçka varet nga dëshira e mundësitë e gjithsecilit. Në rastin e tyre do të ishte pak e çuditshme vetëm sepse ata shumë pak kohë më parë të ftuar në “Pasdite në Top Channel” treguan se kishin vendosur të qëndronin prindërit e vajzës së vetme Olesias. Kjo zgjedhje ishte bërë sepse Ola, ashtu si shumë balerina, duhej të mos shkëputej nga karriera dhe të mos humbiste as linjat trupore.
Në festën e mbrëmshme të Amit dhe Ermalit, zërat e pranishëm kanë treguar se Ola kishte veshur një fustan të zi e të gjerë që e tregonte si shtatzënë. Ndoshta edhe mundet. Olesia mund t`i jetë lutur prindërve për një motër ose vëlla dhe ata e kanë hedhur hapin e rëndësishëm.

Intervista e tyre në “Pasdite në Top Channel”:

Link: https://youtu.be/luFPHwO-F64?t=11m40s

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BUEfLj1BRupSxDNdAiMfw-HeezgwY8ygTou91g0/?taken-by=olahasani&hl=en