Home ShowBiz Ariana Grande rikthehet në Manchester këtë të dielë!
Ariana Grande rikthehet në Manchester këtë të dielë!
0

Ariana Grande rikthehet në Manchester këtë të dielë!

0
0

Ariana Grande do të rikthehet në Manchester në nder të viktimave që humbën jetën gjatë koncertit të saj si pasojë e sulmit. Është e konfirmuar tashmë se do të rikthehet në të dielën e 4 qershorit. Disa emra të tjerë të mëdhenj të muzikës si Justin Bieber, Miley Cyrus, Coldplay, Pharrell Williams dhe Take That, do të jenë me të.
Edhe Katy Perry do të performojë siç Usher dhe Naill Horan i One Direction. Të gjitha paratë e mbledhura nga biletat do të shkojnë për Fondin e Emergjencës, “We Love Manchester”. Ndërkohë që Ariana Grande ka ofruar bileta falas për të gjithë ata që ishin në arenën ku ndodhi shpërthimi.
Koncerti do të transmetohet në radion dhe televizionin e BBC për të gjithë ata që s`do mund jenë të pranishëm.

https://www.instagram.com/p/BUuLgqVFdF2/

Link: https://www.instagram.com/p/BUuLgqVFdF2/

Burimi i lajmit: http://www.telegraph.co.uk/music/what-to-listen-to/ariana-grande-return-manchester-will-take-place-sunday-feature/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BS1n0zmFnIX/?taken-by=arianagrande