
0
0
E thamë se kjo është periudha e duhur për të bërë pushime artistët dhe është e vërtetë. Sinani lajmëroi dje se do të nisej me pushime, kurse sot Juliana Pasha na ka përshëndetur nga Shkupi. Juli ka ndarë një nga ato fotot e bukura me bashkëshortin dhe ka shkruar: “Ditë e bukur sot! Kalojeni me familjen”.
Juli dhe Altini janë një ndër ata çiftet që ndajnë bashkë jo vetëm shtëpinë, dashurinë dhe përditshmërinë, por edhe punën. Këtë të fundit, ndryshe nga shumë të tjerë, që punojnë bashkë, nuk e kanë parë si problem.