Për njerëzit beqarë ka disa eksperienca që janë shumë frustruese. Bëhet fjalë për ato rastet pas ndarjes kur njeriu me të cilin ishin duke dalë ose duke folur, ju lë pa asnjë arsye.
Në fakt jo krejt pa arsye. Gjithmonë ka të paktën një gjë që nuk i ka pëlqyer personit në fjalë vetëm se juve ndoshta nuk jua ka thënë.
Disa nga arsyet i kemi renditur më poshtë:
Kujdesi i keq për veten
Në këtë pikë mund të përfshihet era e frymëmarrjes, e trupit dhe higjiena në tërësi. Dikush që është duke u njohur me ju dhe vë re se nuk kujdeseni për veten atëherë do të mendojë se nuk do të jeni të gatshëm të kujdeseni as për ndonjë njeri tjetër.
Të kritikosh apo të përpiqesh të kontrollosh personin tjetër
Askush nuk pëlqen t`i tregoni se çfarë duhet të bëjë, sidomos në nisje të një marrëdhënieje.
Mungesa e emocioneve
Nuk do të dëshironim të qëndronim gjatë me një njeri që nuk di të na suportojë.
Reagimet e ashpra emocionale
Gramatika e dobët
Është bërë edhe studim në lidhje me këtë pikë me 5000 të rritur beqarë. Sipas studimit, gramatika është një nga gjërat mbi të cilën njerëzit gjykojnë një partner potencial.
Vetëbesim i ulët
“Ata me vetëbesim të ulët janë të prirur të jenë më tepër ankthioz dhe ndoshta me pak stabilitet mendor”, tha antropologia Fisher.
Dhëmbë të këqij
Kjo do të tregonte kequshqyerje, dietë të varfër dhe ndoshta shëndet të dobët.
Njerëzit që mendojnë vetëm për veten
Ata që kanë këtë karakteristikë janë më të prirur të mos interesohen për ndjenjat e tjetrit. Ata janë egoist edhe në shtrat. Marrëdhënia me ta nuk do të ishte një marrëdhënie reciproke.
Negativitet ekstrem
Sidomos në fillimet e një lidhjeje ose njohjeje duhet të shfaqim pozitivitet të vazhdueshëm, me të cilin do të na duhet të përballim gjithë problemet dhe sfidat e jetës.
Superioritet
Kur dikush në një marrëdhënie ndihet dhe shfaqet si më superior, kjo nuk është e shëndetshme për marrëdhënien.
Kështu që tani e dini se çfarë duhet të bëni.
Burimi i lajmit: http://uk.businessinsider.com/red-flags-people-avoid-in-a-partner-date-turnoffs-2017-6/#bad-self-care-habits-1
Burimi i fotos: https://pixabay.com/en/man-woman-couple-happy-love-918536/