Për Business Insider fëmijët kanë treguar se cila është puna më e rëndësishme në botë. Të rriturit ankohen gjithmonë për punët e tyre dhe asnjëherë nuk janë të kënaqur. Po çfarë mendojnë fëmijët për punët e të rriturve dhe cilin profesion konsiderojnë si më të vështirin? Në intervistat e shkurtra të realizuara në Angli me disa fëmijë të vegjël, ata përgjithësisht konsideruan si punën më të vështirë atë të presidentit, sundimtarit ose mbretit. Nëse diçka e tillë do të realizohej në Shqipëri, atëherë edhe përgjigjet do të ishin ndryshe. Ndoshta këtu do të konsiderohej si më e vështirë puna e kryeministrit, deputetit, ose kryetarit të bashkisë.
Disa prej përgjigjeve të fëmijëve janë vendosur më poshtë:
- Të jesh mama, sepse nëse ato nuk kujdesen për fëmijët atëherë ata sëmuren.
- Puna në restorant, sepse njerëzit duan të hanë.
- Mësuesit, sepse pa ata njerëzit nuk mund të arsimohen dhe pa president dhe ligje njerëzit do të bënin si të dëshironin e do të çmendeshin.
- President, mbret ose mbretëreshë
- Sundimtar ose perandor, sepse çdo gjë që bën e bën shumë mirë dhe është si të kontrollosh të tjerët dhe gjithçka. Këta njerëz shikohen si dhurues të strehës dhe ushqimit.
- Policë ose oficerë
- Riciklues për ta mbajtur Tokën të pastër
- Të kujdesesh për botën
- Doktorët, sepse ata ndihmojnë njerëzit e sëmurë dhe të dëmtuar.
- Të jesh prind, sepse fëmijët nuk mund të jetojnë pa prindërit, pasi kanë nevojë të mësojnë.
- President sepse ke shumë gjëra për të bërë.
- Çdo punë është e rëndësishme, madje edhe e pastruesve, sepse pa ta bota nuk do ishte e pastër.
Burimi i lajmit: http://uk.businessinsider.com/kids-view-most-important-job-world-president-doctor-queen-emperor-2017-6
Burimi i fotos: https://pixabay.com/en/bear-profession-fire-fighter-figure-1821698/