Home Aktualitet KQZ publikon rezultatet e zgjedhjeve dhe ndarjen e mandateve
KQZ publikon rezultatet e zgjedhjeve dhe ndarjen e mandateve
0

KQZ publikon rezultatet e zgjedhjeve dhe ndarjen e mandateve

0
0

Është mbyllur dje në orën 19:00 numërimi i kutisë së fundit për zgjedhjet për kuvendin e Shqipërisë. Pjesëmarrës në votime ishin 1.613.087 zgjedhës, ose 46,72% e numrit të përgjithshëm.
KQZ-ja ka nxjerrë rezultatet e votave të përkthyera më pas edhe në mandate, nga ku:

  • Partia Socialiste ka marrë 763.999 vota, ose 48,33%, që do të thotë 74 mandate.
  • Partia Demokratike mori 455.481 vota, ose 28,81%, të kthyera në 43 mandate.
  • Lëvizja Socialiste për Integrim ka marrë 225.678 vota, ose 14,28%, pra 19 mandate.
  • 3 mandate të tjera janë fituar nga PDIU, kurse 1 mandat nga PSD.

I gjithë procesi i numërimit zgjati 47 orë, sipas deklaratës së Drejtorit të KQZ-së, Klement Zguri.

Burimi i lajmit dhe fotos: http://www.cec.org.al/sq-al/Kreu/ID/765/Njoftim-per-shtyp-27062017