Janë gëzimet dhe urimet ato që zbulojnë detaje interesante rreth çifteve. Getoari feston sot 35-vjetorin e lindjes dhe ishte radha e Marinës për të na surprizuar.
“Gëzuar ditëlindjen i shtrenjti i zemrës sime! Siç më ke bërë mua të lumtur, dua që me lumturi të të ecë e gjithë jeta! I love u more and more every day”, shkroi Marina dhe në fund e quajti “Burri Jem”. Jo vetëm që ia ktheu reston siç edhe ai e quan “gruaja jeme”, por ia ktheu edhe në dialekt.
Mes tyre nuk është e madhe vetëm dashuria, por edhe ndikimi. Çiftet huazojnë shumë nga njëri-tjetri.
Geti nuk e la pa përgjigje të dashurën e tij duke ia kthyer: “Faleminderit Zotit që t`kam ty. Ti je lumturia jetës tem”.
E pas përkëdheljeve të ëmbla të çiftit nisën edhe urimet e fisit, njerëzit e dhëndrit dhe nuses së ardhshme i uruan të plaken bashkë.
Gëzuar ditëlindjen Geti!