Home ShowBiz Marina i bëri festën, por ja ç’i bëri e ëma Getit
Marina i bëri festën, por ja ç’i bëri e ëma Getit
0

Marina i bëri festën, por ja ç’i bëri e ëma Getit

0
0

Ka disa lloje të ndryshme surprizash. Gratë e Getoarit iu përkushtuan atij në ditën e lindjes dhe teksa Marina përveshi mëngët për të përgatitur festën, e ëma e Getit hapi albumet. Ajo gjeti foton më të bukur, atë kur i biri ishte foshnje dhe ajo e mbante në duar si gjënë më të shtrenjtë.

Urimit të saj nuk mund t`i shtosh e heqësh asgjë.
“Geti djali i nanës, Kur ti u linde u bekova me ty, Kur ti u rrite dhe u bëre ky që je tani të gjithë mburremi me ty. Mundi, sakrifica si Nanë për ty mua mu shpërblyn!!! Mos harro se Nana të do shumë je drita e syve të mi!!!!! Dhe shumë shumë urime për ty”, shkroi ajo.
A mund të lihej ky urim pa përgjigje? Falënderimi i Getit ishte akoma më shumë emocionues.

GETI

Link: https://www.instagram.com/p/BWD9grWFHke/?taken-by=florijeselimi&hl=en

“Shumë faleminderit MAM për krejt ça ke bo për ne! Dashnia për ty osht e përjetshme. Pa ty nuk kish me pas kuptim asgjë”, shkroi reperi në rolin e djalit.

Sa shumë dashuri!