Home Travel Gjërat që s’duhet t’i merrni me vete në udhëtim
Gjërat që s’duhet t’i merrni me vete në udhëtim
0

Gjërat që s’duhet t’i merrni me vete në udhëtim

0
0

Janë disa gjëra me të cilat ose nuk do të ndiheni komodë, ose nuk do t`i vishni kurrë atje ku do mbërrini. Kështu që për të shmangur peshat e kota dhe për t`ia liruar vendin gjërave që vërtetë mund t`ju hyjnë në punë, ndiqni këshillat më poshtë.

Këpucët që ju vrasin

Këpucët e larta, që ju vrasin dhe dëmtojnë lëkurën më mirë mos i merrni.

Librat e vështirë

Lërini në shtëpi dhe gjeni diçka të lehtë për pushimet.

Rrobat e banjës me të cilat nuk ndiheni rehat

Nëse nuk të pëlqen vetja kur del përpara pasqyrës me ato rroba banje, atëherë nuk kanë për të të pëlqyer as në plazh.

Shumë xhinse me vete

Ato nuk njollosen shpejt ndaj mos i merrni të gjitha me vete. Mjaftojnë dy, apo tri palë.

Tualetet

Hotelet zakonisht kanë shampo, sapun, pastë dhëmbësh e solucione të tjera. Telefononi njëherë për të pyetur se çfarë ofrojnë, që të mos i merrni kot me vete.

Mjetet për rregullimin e flokëve

Për këtë pikë vlen e njëjta gjë. Nëse hoteli ofron tharrëse flokësh, atëherë mos e ngrini kot në bagazhet tuaja.

Burimi i lajmit: http://www.huffingtonpost.com/entry/the-7-things-you-should-never-pack-when-you-travel_us_58f4fe3de4b04cae050dc982?utm_source=zergnet.com&utm_medium=referral&utm_campaign=zergnet_1662532&ncid=txtlnkusaolc00000897

Burimi i fotos: © Unsplash https://www.pexels.com/photo/black-and-brown-back-pack-91985/