Home Lifestyle Keni shtëpi të vogël – Ja si t’i shfrytëzoni hapësirat
Keni shtëpi të vogël – Ja si t’i shfrytëzoni hapësirat
0

Keni shtëpi të vogël – Ja si t’i shfrytëzoni hapësirat

0
0

Jo të gjithë e kanë mundësinë të kenë një shtëpi me hapësira të mëdha. Në këto kushte është i nevojshëm një organizim i mirë i disa gjërave të cilave mund t`ua gjejmë lehtësisht vendin dhe të kursejmë hapësirat e kufizuara që kemi.

Një kosh dopio për mbeturinat
Në vendin tonë ende nuk ndahen mbeturinat ashtu siç duhet, por do të ishte e mira që të ndaheshin të paktën në dy grupe, të riciklueshme dhe të pariciklueshme. Një kosh me dy ndarje, i vendosur në kuzhinë do të ishte zgjidhja e duhur. Nëse i keni të dy në një, do të ishte edhe më e lehtë për t`i ndarë mbetjet.

Një varëse kuzhine për enët
Lugët e trazimit, piruni, garuzhdja, apo objekte të tjera të vogla do të ishin shumë mirë nëse do të vareshin. Ngjyrën e varëses mund ta kombinoni me ngjyrën e murit ose të dollapit të kuzhinës.

Një raft këpucësh
Rafti i këpucëve duhet të jetë në çdo shtëpi. I thjeshtë dhe në madhësinë që dëshironi, do t`ju mbajë të organizuara këpucët dhe llojet e ndryshme të tyre.

Televizori i montuar në mur
Do të ishte e përshtatshme si për dhomën e ndjenjes, ashtu edhe për të gjumit. Kjo është në fakt një praktikë që po ndiqet gjithmonë e më shumë në vendin tonë. Televizori i montuar në mur ka zëvendësuar ato minibaret e mëdhaja që vite më parë zinin një faqe muri.

Rafte në mur
Dhoma që rrini ka nevojë për t`u arreduar sepse aty do të prisni edhe miqtë. Raftet e thjeshtë në mur janë të duhurit për këtë. Në këto rafte mund të vendosni foto, ose edhe vazo me lule.

Tavolinë kafeje me sirtarë të fshehur
Sipër tavolinës mund të pini kafe dhe ta shijoni, por brenda saj mund të mbani gjithçka që ju duhet të përdorni gjatë qëndrimit në sallon. Mund të jenë dhe rrëmujë aty brenda, por e rëndësishme është që nuk do duken.

Një raft për disqet
Nëse familja juaj ka disqe të gramafonëve të vjetër dhe ju i keni strukur në ndonjë kuti të vjetër, nxirini prej aty dhe vendosi në një raft enkas për ta.

Një raft muri për librat
Në fakt ai është për librat, por ju mund të vendosni çdo gjë aty. Nëse s`jeni ndonjë lexues nga ata që blejnë libra, në raft mund të vendosni foto familjare, ose objekte simbolike që mund t`i keni blerë në udhëtimet tuaja.

Një krevat për të nderur rrobat
Mund të vendoset në ballkon ose në dhomën e tharrjes. Jo vetëm që është për përdorim praktik, por do kursente shumë edhe hapësirat. Iku koha e telave nëpër dritare ku rrobat ekspozoheshin për gjithë lagjen dhe ngrinin e digjeshin në diell.

Një raft për rrobat e thara
Ato janë tharë sot, por ju nuk keni fare kohë që t`i hekurosni, atëherë i vendosni te rafti, të sistemuara, deri në çastin që do të gjeni pak kohë. Pastaj aty mund t`i lini edhe pasi i hekurosni. Nuk do të dëshironit t`i fusnit të ngrohta në dollap dhe avulli i tyre të shkatërronte gardërobën.

Burimi i lajmit: http://www.businessinsider.com/space-saving-furniture-ideas-for-small-apartment-2017/#for-the-laundry-room-a-shelving-unit-for-that-awkward-amount-of-closet-space-youre-not-using-as-well-as-you-could-be-10
Burimi i fotos: © radityapagi https://pixabay.com/en/shoe-shoe-rack-rack-black-and-white-1099446/