Home Lifestyle Çfarë ndodh nëse shikoni televizor më shumë nga sa duhet?
Çfarë ndodh nëse shikoni televizor më shumë nga sa duhet?
0

Çfarë ndodh nëse shikoni televizor më shumë nga sa duhet?

0
0

Është argëtuese të shikosh televizor, por si çdo gjë tjetër kur kalohet masa e duhur atëherë shndërrohet në problem. Çfarë ndodh kur e teprojmë dhe si mund ta parandalojmë?
1. Kontribuon në një stil jete sedentare.
2. Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë rrit riskun për t`u prekur nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri.
3. Të qëndrosh ulur pranë televizorit është më keq për shëndetin, sesa të qëndruarit ulur për të lexuar një libër. Kjo sepse i lexuari redukton stresin, përmirëson gjuhën dhe nxit arsyetimin fëmijënor dhe me shumë mundësi redukton riskun për t`u prekur nga Alzheimer.
4. Të parit televizor me orë të gjata nuk është mirë as për sytë.
5. Sytë kapsiten më pak kur jeni duke parë televizor dhe për pasojë sytë dehidratohen, skuqen dhe irritohen.
6. Mund t`ju shkaktojë edhe pagjumësi.
7. Ora juaj e brendshme është zhvilluar në mënyrë të tillë që t`ju vijë për gjumë kur është errësirë, por drita e televizorit mund ta manipulojë trurin, për t`ju lënë gjatë zgjuar.
8. Ka edhe fakte që tregojnë se të parit televizor më shumë se ç`duhet mund të ndikojë në jetën dashurore. Kërkoni për filmat me romancë në TV. Në shumë pak prej tyre mund të gjeni historinë apo veten.
9. Në vend që të hiqni dorë plotësisht nga televizori ka 3 mënyra për t`u bërë një shikues i shëndetshëm. Shikoni me shokët, lëvizni në momente të caktuara për të qenë aktiv dhe mos shikoni përpara gjumit.

Burimi i lajmit: http://www.businessinsider.com/binge-watch-tv-health-side-effects-netflix-hulu-movies-2017-7

Burimi i fotos: © kalilapinto https://pixabay.com/en/everyday-routine-tv-watching-tv-912097/