Home Lifestyle 9 arsyet përse ju pickojnë më shumë mushkonjat
9 arsyet përse ju pickojnë më shumë mushkonjat
0

9 arsyet përse ju pickojnë më shumë mushkonjat

0
0

Vuani përgjatë gjithë kësaj stine nga mushkonjat e pamëshirshme që ju gjurmojnë ngado që shkoni? Vijnë më së shumti te ju edhe pse në dhomë mund të ketë së paku 10 vetë të tjerë? Po, mund të ndodhë kjo për disa arsye, të cilat fatmirësisht edhe mund t`i ndryshoni. Jo të gjitha, kuptohet…
Janë bërë disa studime të vogla, të cilat duhet të mbani parasysh se kanë nxjerrë hipoteza paraprake dhe jo rezultate.
Përveçse janë bezdisëse, mushkonjat njihen edhe si transmetuese të sëmundjeve vdekjeprurëse si Zika, Malaria, Ethet e Verdha etj.

9 gjërat që studiuesit mendojnë se ju bëjnë më të preferuar për mushkonjat

1. Mushkonjat duan njerëzit që nxjerrin më shumë dioksid karboni gjatë frymëmarrjes dhe frymënxjerrjes, siç janë njerëzit e mëdhenj dhe gratë shtatzëna.
2. Të punuarit jashtë mund të prodhojë acid laktik, që mund të tërheqë mushkonjat, pasi çlirohet me anë të djersës.
3. Një studim i vogël gjeti se mushkonjat pëlqejnë njerëzit që pijnë birrë më shumë sesa ata që janë të matur.
4. Njerëzit me grupin e gjakut 0, i tërheqin më shumë mushkonjat.
5. Disa gene i bëjnë njerëzit më tërheqës për mushkonjat dhe të reagojnë më keq ndaj tyre.
6. Njerëzit me baktere të përhapura nëpër lëkurë, mund të jenë më pak tërheqës për mushkonjat.
7. Disa trupa lëshojnë substanca tërheqëse që janë të preferuara nga kafshët, ndërkohë që të tjerë trupa lëshojnë substanca si një lloj ilaçi kundër insekteve, megjithëse është e paqartë sesi funksionon.
8. Mushkonjat që përmbajnë Malarian kur shkojnë te gratë shtatzëna, ndikojnë dyfish më shumë sesa te ato që nuk janë në pritje të një fëmije.
9. Gratë duket se pickohen më shumë dhe raportojnë se janë më të preferuara nga mushkonjat.

Burimi i lajmit: http://www.businessinsider.com/reasons-why-mosquitoes-bite-you-more-2017-7

Burimi i fotos: © https://pixabay.com/en/mosquito-bite-decease-dengue-213805/