Home ShowBiz Intriguese – Çfarë historie fshihet pas këngës së Laureshës?
Intriguese – Çfarë historie fshihet pas këngës së Laureshës?
0

Intriguese – Çfarë historie fshihet pas këngës së Laureshës?

0
0

Lauresha Ramadani nuk do t`i mungojë kësaj vere dhe ky konsiderohet si një lajm i mirë. Jo thjesht i mirë në fakt, por shumë i mirë. Këngëtarja e ëmbël këtë herë do të ndryshojë stil. Harrojeni Laureshën romantike, në baladat e dashurisë. Tani jemi në verë dhe kënga që na pret dhe e presim është ritmike.

blur 1

Ajo dhe producenti Gent Myftaraj kanë vendosur të mos zbulojnë shumë nga projekti, për t`ia lënë surprizës gjithçka. Po diçka e dimë. Skenat janë xhiruar në Bunk`art, si një zgjedhje unike. Këtu nis edhe dilema e kurioziteti. Çfarë kanë kurdisur ato vajzat e bukura brenda një bunkeri?

blur 2

Në fund diçka mbetet e sigurtë. Genti di çfarë sjellë dhe Lauresha di çfarë këndon. Një punë e atyre të dyve do të jetë hiti i verës, sepse ka akoma verë.