Home Lifestyle 13 gjërat që burrat do t’i blejnë njëherë për t’i veshur përgjithmonë
13 gjërat që burrat do t’i blejnë njëherë për t’i veshur përgjithmonë
0

13 gjërat që burrat do t’i blejnë njëherë për t’i veshur përgjithmonë

0
0

Të blesh gjëra cilësore do të thotë të blesh njëherë e përgjithmonë. Janë disa gjëra që burrave iu mjaftojnë t`ia blesh vetëm njëherë. Janë nga ato që mund të qëndrojnë në dollap për vite dhe sërish të përdoren.

1. Këpucët për raste mund t`i përdorin për gjithë jetën, sigurisht edhe nëse i mbajnë mirë.
2. Çizmet për mot të keq janë mëse të nevojshme, sidomos në vendet ku ka shumë rreshje. Ne i quajmë ndryshe çizme llastiku.
3. Kollarja me stil klasik duhet të jetë gjithmonë gati në raft për eventin e radhës. Nëse është e këtij stili, mund të përdoret për vite të tëra.
4. Një kostum duhet ta blini të mirë. Edhe pse mund të jetë i pari për ju dhe mendoni të mos shpenzoni shumë, ju sugjerojmë të kundërtën.
5. Një xhaketë plasmasi do t`ju duhej për të rezistuar në kohët me mot të lagësht.
6. Një orë e mirë me mekanizëm duhet për ta pasur gjithë jetën edhe pse nuk është e thënë që ta mbani çdo ditë.
7. Çorapet mendohen si delikate dhe diçka që nuk blihen për t`i veshur për një kohë të gjatë, por nëse i blini pak më cilësore, ato mund të durojnë gjatë.
8. Çanta e supit do t`ju duhet në shumë raste ndaj do blerë njëherë për ta pasur gjithmonë.
9. Valixhja duhet gjithmonë gati. Ku i dihet se kur është udhëtimi i radhës. Është stresuese të kërkosh në minutat e fundit përpara një udhëtimi, valixhe.
10. Një xhaketë lëkure është diçka që materiali i përmirësohet me kalimin e kohës.
11. Një portofol lëkure, besojeni ose jo mund të rezistojë përgjatë gjithë jetës.
12. Një rrip mesi sërish lëkurë do të jetojë gjatë.
13. Një papion mund të vendoset sa herë që të duash. Asnjëherë nuk del nga moda, sepse forma do të jetë gjithmonë njësoj.

Burimi i lajmit: http://www.businessinsider.com/clothes-guys-can-wear-forever-2017-6/#a-full-grain-leather-belt-12

Burimi i fotos: © Unsplash https://www.pexels.com/photo/suit-up-suit-hand-man-29642/