Një muzikë e bukur, tekst interesant, klip i lezetshëm, po tjetër? Adelina Berisha erdhi në superformë në klipin e ri. Si çdo herë pati disa pamje e variante dhe në secilën prej tyre Adelina shkëlqeu.
Fillimisht u shfaq me një fustan blu të tejdukshëm me supet e rëna. Flokët i kishte të kapura. Nëse do ta përshkruanim me një fjalë do ta quanim karamele.
Pastaj u shfaq nën gold. Pak më e zhveshur këtë herë, por sërish simpatike. Në një veshje të tillë flokët duheshin lëshuar dhe kështu i mbajti Adelina.
Në fund u shfaq në errësirë dhe veshur më sportive. Pantallona të gjata e të gjera nga fundi, me shumë lule si dhe bluzë portokalli si lulet, sërish me mëngët e rëna, kjo ishte zgjedhja e radhës. Bluzat e tilla ishin në kulmin e modës këtë vit dhe Adelina e dinte mirë këtë.
Mund të zgjidhni se ku ju pëlqeu më shumë edhe pse do ishte e vështirë të zgjidhnit.