Home Lifestyle 15 pyetjet e vështira që duhet t’iu përgjigjesh për t’u bërë stjuardesë
15 pyetjet e vështira që duhet t’iu përgjigjesh për t’u bërë stjuardesë
0

15 pyetjet e vështira që duhet t’iu përgjigjesh për t’u bërë stjuardesë

0
0

Kush e tha që për t`u bërë stjuardesë duhet vetëm të jesh elegante, simpatike dhe të dish gjuhë të huaja. Konkurrentët për këtë vend pune përballen me disa pyetje që nuk janë aspak të lehta për t`iu përgjigjur. “Bussines Insider” ka mbledhur disa nga pyetjet më të vështira me të cilat përballen në intevistën e punës.

Keni vetëm një sedilje të lirë në një fluturim dhe keni 5 persona që po presin në këmbë: Një burrë me uniform ushtarake, një grua shtatzënë, një grua me fëmijë të vogël, një klient elitë që e frekuenton shpesh linjën për të cilën punoni dhe një burrë që po shkon të vizitojë motrën e tij të sëmurë. Kujt do t`ia jepnit vendin bosh të fluturimit dhe pse? (Pyetja bëhet nga Northwest Airlines që tani është Delta Air Lines)

Jeni në mes të fluturimit dhe piloti iu kërkon të bëni diçka që nuk është pjesë e proceseve tuaja, pra s`jeni e autorizuar që ta bëni. Si do veproni? (Pyetja bëhet nga Air Wisconsin Airlines)

Krijo një komunikim publik për një çift që feston 50-vjetorin e martesës. (Kërkesa nga Delta Air Lines)

Nëse një koleg po prish një nga pajisjet në raftin e avionit, do flisnit me ta apo do ta raportonit te menaxheri? (Pyetja nga Delta Air Lines)

Çfarë do të bëni nëse një pasagjer iu thotë se brenda kutisë që mban në duar ndodhet hiri i partnerit dhe ndaj nuk dëshiron që ta vendosë poshtë sediljes? (Pyetja nga Alaska Airlines)

Shpjegoja ngjyrën e verdhë dikujt që nuk shikon (Kërkesa nga Spirit Airlines)

Nëse jeni duke ecur përgjatë korridorit të avionit dhe dëgjoni që dikush po ankohet se është ulur pranë dikujt që i përket një tjetër race, si do vepronit? (Pyetja nga ExpressJet Airlines)

Unë jam një pasagjer që refuzoj ta mbyll laptopin përpara fluturimit – çfarë do bësh? Kur kthehesh edhe njëherë unë sërish nuk e kam mbyllur – po tani? (Pyetja nga United Airlines)

Mund të kujtoni një rast kur e thyet një detyrim, për çfarë arsye? (Pyetja nga JetBlue)

Çfarë është një sinjal ndërkombëtar ankthi? (Pyetja nga US Airways)

Nëse do ishte mundësia të ishe diku nëpër botë, kudoqoftë, ku do doje të ishe? (Pyetja nga American Airlines)

Na bind neve se mund të punosh nën presion. (Pyetja nga Virgin America)

Përshkruaj një rast kur ishe në një situatë emergjente dhe si e zgjidhe atë? (Pyetja nga SouthWest Airlines)

Një kolegu juaj po shkruan mesazhe gjatë udhëtimit. Çfarë do bësh ti? (Pyetja nga Alaska Airlines)

Sa topa basketbolli mund të futen në këtë dhomë? (Pyetja nga Delta Air)

Burimi i lajmit: http://tiny.cc/himbny
Burimi i fotos: © tsstrong20 https://pixabay.com/en/travel-air-flight-passenger-people-612508/