1. Home
  2. ShowBiz
  3. Portalet keqkuptohen, Çiljeta i sqaron
Portalet keqkuptohen, Çiljeta i sqaron
0

Portalet keqkuptohen, Çiljeta i sqaron

0
0

Kënga më e re e Çiljetës nuk bazohet në ndonjë histori personale të asaj. Portalet shkruajtën se bëhej fjalë për ngjarje të vërteta dhe në fakt e kishin gabim. Vetë Çiljeta u detyrua t`i shpjegonte se tekstin nuk e kishte bërë ajo, por Fifi dhe nuk kishte asgjë personale në mes. Ajo ka sugjeruar të jenë më profesionale kur vjen fjala për shkrimet.
Të gjithë e keni dëgjuar këngën e saj të publikuar pak ditë më parë me Alores. “Pa ty jetoj” është tashmë një hit dashurie, por kujdes! Nuk bazohet në një histori të vërtetë.

Te dashura Media, "profesionalizmi" juaj per klikime po kapercen çdo limit. Keqardhje per Ju. Nje gazetari hajdute qe ben vetem copy paste nga nje kompjuter ne tjetrin, qe nuk rrezaton vlera dhe ka humbur besimin, jo vetem tek ne, por edhe tek publiku per shkak te lajme "fake" qe prodhoni çdo dite. Kenga qe sapo kam publikuar nuk ka te beje aspak me jeten time personale. Fabulen e #PaTyJetoj ashtu e ka ndjere dhe ashtu e ka qëndisur @fifi.official. Jeta ime personale ka qene dhe vazhdon te jete e mbushur me shume dashuri! Me dashuri nga njerezit qe me rrethojne. Nga familja, nga miqte, nga bashkepunetoret e mi,Nga njeriu I zemres…E gjithe dashuria qe kam marr nga njerzit e mire dhe pozitiv qe me rrethojn ne jete eshte perkthyer ne pune profesionale, te cilat kane arritur gjithmone miliona views ne YouTube dhe per kete jam shume krenare. Ju vazhdoni t'i bini fyellit ne nje vrime sepse shkelqimin nuk e zbehni dot, as ju dhe askush tjeter…Ju uroj te gjithve te gjeni paqe me veten qe zemrat tuaja te rrezatojn vec mirsi…🙏🏽☝🏾

A post shared by Ciljeta Xhilaga (@ciljetaxhilaga) on

Link: https://www.instagram.com/p/BYJHg_thhGF/?hl=en&taken-by=ciljetaxhilaga

Link: https://www.youtube.com/watch?v=lCPcptHqDu8