Home Lifestyle 4 veprimet e zgjuara që duhet të bëni me lekët – Nëse jeni nën 40 vjeç
4 veprimet e zgjuara që duhet të bëni me lekët – Nëse jeni nën 40 vjeç
0

4 veprimet e zgjuara që duhet të bëni me lekët – Nëse jeni nën 40 vjeç

0
0

T`i fitosh paratë nuk është e lehtë, por akoma më i vështirë është menaxhimi i tyre. Të marrësh vendimet e duhura në lidhje me paratë nënkuptohet një mundësi e madhe për njerëzit që janë nën 40 vjeç. Nëse bëhet zgjedhja e duhur sot, do të ketë impakt në vitet në vijim.

Mos u ndalni deri sa të plotësoni gjithë kontributet tuaja vjetore
Nëse arrini të plotësoni të gjitha kontributet vjetore dhe në fund të vitit keni ende disa para të mbetura nga shpenzimet e muajve, atëherë urime!
Kjo s`do të thotë që t`i shpenzoni këto para ekstra. Ju duhet të hulumtoni mbi mundësitë për t`i vendosur ato në shërbimin tuaj.

Mund t`i investoni diku që këto para të bëjnë para për ju
Nëse vendosni t`i investoni paratë në stock, atëherë mos luani. Mbajini investimet tuaja të njëtrajtshme. Kjo vlen për çdolloj investimi. Nuk duhet të rrezikoni më shumë se ç`duhet. Ka gjithmonë një masë.

Bëni sigurimin e duhur për jetën
Ka shumë tipe të sigurimit për jetën. Nga sigurimet shtetërore, në ato private dhe të llojeve të ndryshme. Kur vjen fjala për të bërë sigurimin e saj, duhet të zgjidhni sërish të duhurën. “E duhura” varet nga buxheti, qëllimet tuaja, situata në familje. Gjithsesi e rëndësishme është të keni parasysh të zgjidhni të duhurin.

Shikojini me ndershmëri shpenzimet tuaja
Të bëjmë një llogari të thjeshtë matematikore. Sa më shumë fitoni, aq më shumë kurseni. Për disa njerëz të shpenzuarit për stilin e jetesës, si shtëpia, makinat, ushqimet, pushimet e të tjera si këto, vetëm sa rriten me të ardhurat. Po hidhini një sy me ndershmëri këtyre shpenzimeve për t`i shkurtuar disa, pasi do t`ju shpërblehet në një fazë më të vonë të jetës.
Po t`i rishikoni shpenzimet ndoshta do të kuptoni se për cilat gjëra keni vërtetë nevojë dhe në cilat jeni duke shpenzuar tepër. Ky rishikim mund të jetë akoma dhe më me vlerë nëse juve keni fëmijë, ose nëse po bëni plane për të ardhmen.

Burimi i lajmit: http://www.businessinsider.com/4-smart-things-everyone-under-40-should-do-with-their-money-2017-8
Burimi i fotos: © Skitterphoto https://www.pexels.com/photo/money-pink-coins-pig-9660/