Të gjithë ndihemi fajtorë për punën jashtë orarit, apo kontrollimin e emailit në çdo orë të ditës e natës. Po a jeni të sigurtë se këto sakrifica janë të duhurat për t`u ngritur në detyrë e për të ecur përpara?
Bart Visser, Drejtori i Markës në “EliteSingles” ka dhënë 5 truket e duhura.
Ndërtoni markën tuaj personale
Kur i bashkohesh një kompanie nuk është thjesht e nevojshme të përfaqësosh denjësisht atë, por edhe të marketosh vetveten. Jini të qartë mbi pikat e forta dhe të dobëta. Mos jini të turpshëm, bësojini aftësive tuaja. Nëse e konsideroni veten të dobët në pika të caktuara, atëherë sigurohuni të keni gjetur rrugën për t`u zhvilluar.
Shikoni, dëgjoni dhe bëni pyetje
Si çdo brand, edhe juve keni nevojë të hidhni sytë në “treg” për t`u rritur. Nëse keni ambicie për të marrë më shumë përgjegjësi, qëndroni pranë njerëzve të duhur, jo vetëm brenda departamentit tuaj. Dëgjojini ata, mësoni nga ata dhe vendosini të gjitha në praktikë. Merrni pjesë aktivisht në diskutime për të ofruar mundësi zgjidhjeje për të zgjidhur probleme të caktuara.
Përfshihuni në kulturën e punës
Njerëzit me të cilët punoni janë pjesë e rëndësishme e rritjes profesionale të gjithsecilit. Është e qartë që të rrish për 40 orë në javë e më tepër me kolegët do të kenë ndikim, ama nuk ju duhet të jeni shokë me të gjithë. Është e rëndësishme të jeni vetvetja dhe të mos e sforconi veten për të qenë socialë vetëm për arsye politike, (për ta mbajtur mirë).
Merrni përsipër sa më shumë procese të jetë e mundur
Një strategji e cila funksionon gjithmonë është të marrësh sa më shumë procese të jetë e mundur. Të marrësh më shumë përgjegjësi është rruga e duhur për të mësuar shpejt, por edhe për t`i treguar shefit se jeni i aftë të rriteni dhe të drejtoni projekte.
Siç Richard Branson tha: “Nëse dikush ju ofron një mundësi të shkëlqyer, por ju nuk jeni i sigurtë që mund ta bëni, thoni po, më pas mësoni sesi ta bëni.”
Jini proaktiv
Nëse hasni një problem, punoni për të gjetur çfarë e shkaktoi, kush e zgjidh zakonisht dhe si mund të të ndihmojë ta rikuperosh. Mos prisni ta zbulojë dikush tjetër e ta zgjidhë. Ndiqeni çështjen nga A në Zh. Kështu do të jeni pjesë esenciale e skuadrës.
Burimi i lajmit: http://www.businessinsider.com/5-tips-on-how-to-get-ahead-in-the-workplace-2017-8
Burimi i fotos: © Pixabay https://www.pexels.com/photo/adult-architect-blueprint-business-416405/